
October 14, 2024

Talea Coast
Projekti Talea Coast, i nisur nga “MARGIS-ITALIA” sh.p.k, ndodhet në Plazhin e Tales, Lezhë, duke ju përgjigjur rritjes së turizmit në Shqipëri. I vendosur afër destinacioneve të reja turistike në Adriatik dhe vetëm disa minuta larg qytetit të Lezhës, ky kompleks përfshin ndërtesa trekatëshe me 9 apartamente, vila dykatëshe dhe vila me pamje nga deti, të gjitha të dizajnuara sipas standardeve italiane.
Në këtë projekt, Vakefi Glass ka kontribuar duke instaluar xham të laminuar 8:8:1, duke siguruar një nivel të lartë sigurie dhe estetikë në strukturat bregdetare.