Olea Residence Dhërmi

Një Shkrirje e Natyrës dhe Luksit

Me 108 vila të tipologjive të ndryshme dhe 42 apartamente me pamje fantastike nga deti, ky ndërtim është i frymëzuar nga kombinimi i stilit tradicional dhe atij modern. Midis ullinjve të zonës dhe gërshetimit të elementeve dheu si fasadat prej guri por me një dizajn totalisht modern, Olea Residence është vendi ideal për shtëpinë e pushimit që keni ëndërruar gjithmonë.

Jetesë Ekskluzive Bregdetare

Olea Residence Drymades, Dhërmi është një nga destinacionet dhe projektet më ekskluzive të bregdetit të Jonit.

olea3

Vila dhe Apartamente Elegante me Pamje nga Deti

Vilat dhe apartamentet e Olea Residence ofrojnë ambiente të bollshme dhe të rehatshme me një infrastrukturë që respekton natyrën. Ky projekt dallohet për organizimin e rregullt brenda parcelave, të rrethuara nga gjelbërimi, vendparkime private, oborre për çdo vilë dhe një plazh privat, duke siguruar kështu një nivel të lartë privatësie për të gjithë pushuesit.